Dënohen vëllezërit shqiptarë “Goni” e “Keli”, “kapot” e prostitutave në Toulouse

Një rrjet tutorësh shqiptarë u arrestuan të enjten dhe të premten në Bordo për shkak se kishin nxjerrë në rrugë më shumë se një duzinë vajzash në trotuaret e Avenue në Toulouse. Ata u dënuan me nga 30 muaj deri në 5 vjet burg.

Tatuazhe me emër të tutorit në trup, goditje dhe djegies cigaresh…këto ishin disa nga metodat e dhunshme që shqiptarët kanë përdorur për të nxjerrë vajzat gjatë natës në rrugë për të prostituuar. Aktiviteti u zhvillua mes vitit 2016 dhe 2017.

Pas një hetimi nga ana e shërbimit policor rajonal të Toulouse (SRPJ), shtatë burra dhe gra të moshës nga 22 deri në 38 vjeç, u arrestuan në fund të vitit të shkuar nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, pastrimit të parave dhe krijimit të grupeve kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata u shfaqën të enjten dhe të premten në Gjykatën Penale në Bordo. Në qendër të grupit qëndronin tre vëllezër shqiptarë, ndërsa “shefi” ishte një 38 vjeçar i njohur si “Goni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë rreth 18 femra të shfrytëzuara seksualisht. Avokati mbrojtës i 38 vjeçarit tha se vajzat nuk ishin detyruar të prostituonin dhe se ato e dinin pse kishin shkuar në Francë.

Kreu i grupit, “Goni” u dënua me 5 vite burg dhe një ndalim të përhershëm në territorin francez, ndërsa vëllai i tij “Keli” u dënua me 4 vite burg dhe me të njëjtin ndalim.

Të pandehurit e tjerë u dënuan me dënime më të vogla duke filluar nga 30 muaj burg deri në 4 vite.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?