Dënohet ish-deputeti Luçiano Boçi
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shpallur fajtor nga Gjykata për fyerje dhe shpifje ndaj ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Në përfundim të gjykimit, u vendos që Boçi të dënohet me 50 mijë lekë të rinj, për secilën vepër penale, pra 100 mijë lekë të rinj në total për akuzat e shpifjes dhe të fyerjes.
Por me bashkimin e dënimit, përfundimisht ai do të gjobitet me 70 mijë lekë të rinj.
Ish-ministrja Lindita Nikolla paditi ish-deputetin demokrat Luaçiano Boçi, pas akuzave të tij për shkelje në tenderin për dëftesat e shkollave 9-vjecare.
KOHA JONË SONDAZH

