Dënohet nëna në Tiranë, postoi në web foto intime të vajzës minorene

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”.

Ato janë fajësuar për publikimin e fotove intime të një minoreje në web-site +18 në internet. Hetimi ndaj të pandehurave me iniciale E. S.,  B. S. dhe M. A. të moshës 28, 31 dhe 41 vjeç, një prej të cilave nëna e të miturës, nisi në mars të vitit 2018.

Sipas vendimit të siguruar nga A2, ato kishin hapur profile në faqe me përmbajtje pornografike në internet, ku zhvillonin video-biseda erotike me meshkuj nga gjithë bota, kundrejt pagesave që kryheshin përmes kartave të kreditit.  Hetuesit sekuestruan kompjuterët e përdorur në këto qendra “chat-line”-sh të nxehta dhe rikuperuan të gjitha fotot dhe videot që ishin fshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes materialeve pornografike u vërejtën fotot me natyrë pornografike të së miturës. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit, e ëma e saj, e pandehur në proces, shpjegonte se kishte dijeni për faktin dhe se në disa raste ishte detyruar nga dy të pandehurat e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi i shpalli fajtore për akuzën e “pornografisë”, gjykata dha dënime nga 3 vjet e 4 muaj në 3 vjet e 8 muaj për to. I njëjti vendim i hoqi përgjegjësinë prindërore nënës së minorenes.

Dënohet nëna në Tiranë, postoi në web foto intime të vajzës minorene

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?