Denoncim i fortë nga PD Shkodër: Paulin Sterkaj po blen votat e 350 të burgosurve në burgun e Reçit

Një denoncim i fortë ka ardhur nga selia e Partisë Demokratike në Shkodër, të cilët bëjnë me dije se vëllai i kandidatit të Partisë Socialiste Paulin Stërkaj është duke shpërndarë para në minimarketin që ndodhet brenda burgut të Reçit. PD-ja deklaron se Ylli Stërkaj në bashkëpunim me administratën e burgut të Reçit është duke blerë votën e të burgosurve për vëllain e tij. Ndërkohë, bëhet me dije se në këtë burg ndodhen rreth 350 të burgosur. Nga të dhënat mësojmë se numri i personave që vuajnë dënimet në këtë I. E. V. P. është rreth 350 të burgosur.

Denoncimi i plotë i PD Shkodër

Bandën në ikje e ka kapur paniku i humbjes së thellë dhe përballjen me drejtësinë pas 25 Prillit, prandaj po mundohen me çdo formë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Por nuk do ia dalin. Skemat e shitblerjes së votës të inspiruara nga Edi Rama dhe të ekzekutuara nga segmente kriminale do të përballen me forcën e ligjit pas 25 Prillit. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, të mos bëhët palë me krimin elektoral, por të rreshtohet në krah të interesave të qytetarit. Kurrë nuk është vonë. Partia Demokratike Dega Shkodër ka informacione për shitblerjen e votës dhe presionin ndaj administratës shtetërore nga ana e kësaj strukture kriminale. Konkretisht. Sipas një informacioni mësohet se: Në ambientet e brendshme te I. E. V. P. Reç në rrethin M. Madhe, ndodhet një minimarket, lokal, në administrimin shtetasi Ylli Stërkaj, i cili në bashkëpunim edhe me drejtuesit e kësaj I. E. V. P-je janë përfshirë në aktivitetin e blerjes se votës. Konkretisht të lartpërmendurit po shpërndajnë vlera monetare “lek” me qëllim blerjen e votave ne favor të kandidatit te P. S. Paulin Stërkaj. Nga të dhënat mësojmë se numri i personave që vuajnë dënimet në këtë I. E. V. P. është rreth 350 te burgosur. Nuk ka bandë që minos demokracinë. Nuk ka bande qe do e deformojë vullnetin e qytetarëve me 25 Prill. Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të qytetarëve për të mbrojtur një proçes të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor.

/Faxweb.al

SHKARKO APP