DENONCIMI/ Berisha: Ju tregoj ndëshkimin që iu bëhet gjimnazistëve me librat e shkollës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut një mesazh të një gjimnazisteje dixhitale.

Berisha pohon se nxënësit ndëshkohen ume librat e shkollës, shqetësim që ai e ka ngritur edhe më herët. Ndërkohë, në mesazhin e gjimnazistes në vit të parë thuhet se ata që duan të blejnë libra për vitin e parë, duhet me patjetër që të marrin dhe ata të vitit të dytë.

MESAZHI I BERISHËS
Gjimnazistja dixhitale denoncon:
Ndeshkimin qe ju behet atyre me librat e shkolles!
Lexoni mesazhin e saj! sb
“Pershendetje z..Berisha! Uroj te jeni mire! Dua te bej publik nje problem tjeter qe ka dale me librat e shkolles pervec atyre problemeve qe dihen. Shumica e librave(flas per vitin e pare te shkolles se mesme) shiten se bashku me ato te vitit te dyte. Pra, me detyrim une duhet te marre fiziken, matematiken, kimine etj.qe jane per vtin e dyte perndryshe une nuk mund te marre as ato libra qe jane per vitin e pare, kur mua me duhen vetem ato te vitit te pare! Nese mundeni ta beni publik kete problem…, ndoshta merr nje zgjidhje! Faleminderit, kalofshi mire!”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?