Denoncimi/ Berisha: Kavaja në kthetrat e mafies!

“Kavaja në kthetrat e mafies, krimit dhe drogës!” – Ky është konstatimi që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, pas një mesazhi të fortë me emra dhe fakte, dërguar nga një qytetar i Kavajës.

“Qytetari dixhital denoncon narko-shefa me uniformë, që drejtojnë trafiqe dhe shpërndajnë drogën. Lexoni mesazhin e tij,” shkruan Berisha në vijim.

“Doktor, ju uroj shëndet si fillim. Jam qytetar i Kavajës. Kavaja është degraduar si qytet.

Nga një qytet i besimit dhe tolerancës, ka përfunduar në këtë derexhe nga kjo qeverisje. Doktor, Shefi i Antidrogës në Kavajë, Edmond Pjetri, me super kriminelin kavajas Tim Celhaka, po bëjnë namin duke shitur mall, duke mbajtur të gjithë spacatorët e Kavajës me mall.

Kanë hapur edhe dy pika, një mbrapa shkollës “Rilindja” dhe tjetra përballë kafes “Mona Liza”, ku kanë kompjutera elektonikë që gjoja janë mbyllur nga shteti.

Lekët e mallit, të xhiros, i mbledh punonjësi i Policisë Amarildo Mema, çuni i Arben Memës – i plotfuqishmi i zonës së Synejit të Kavajës.

Ka ardhur fundi, njerëzit kanë frikë të flasin se me një krah ke shtetin që është kundra dhe krahu tjetër, horrat që bëjnë ligjin, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Vërtetoje doktor këtë skandal. Kjo është ngjarja me Tan Pezën edhe me policët. Të lutem pa emër”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP