Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Denoncimi i fortë i LSI: Lefter Koka ka përfituar 3.3 mln euro nga incineratori i Elbasanit

Aktualitet E enjte, 11 Mars 2021 13:10
Denoncimi i fortë i LSI: Lefter Koka ka përfituar 3.3 mln euro nga incineratori i Elbasanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për mediat, tha se Incerenatori i Elbasanit është një vjedhje e provuar me dokumente, dhe sipas tij financimi është me 25 milionë euro.

Sipas Vasilit, ministri i Mjedisit në qeverinë Rama, Lefter Koka ka përfituar 3.3 milionë euro.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 53 minutash
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 1 ore
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 2 orësh

Vasili ka zbardhur dhe skemën e përdorur për përfitimin, duke krijuar 8 firma fantazëm  që kanë marrë paratë nga AlbTekEnergy dhe i kanë transferuar tek djali i Lefter Kokës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

‘Po të shikoni janë dy pronarë, për të kuptuar se sa e trashë është vjedhja. Stela Gugalli është pronarja fiktive te ‘Albtech Energy’, e cila në 2014-n bëhet pronare, por ama deri në 2015-n vazhdon të paguhet si ekonomiste pranë kompanisë së Klodian Zotos. Pra, kuptohet fare qartë që e ashtuquajtura pronare ishte një ekonomiste tek firma. Pra, është shumë e qartë dhe e trashë mënyra se si ndërtohet e gjithë skema”,-tha Vasili.

VASILI: Janë 8 kompani që i përkasin tarafit familjar të ministrit Lefter Koka që kanë marrë plot 3.340.700 euro

Ecim më tej dhe vijmë tani tek kompania. Do të shikoni që këto janë jo pak por tetë kompani. Janë të gjitha, i përkasin tarafit të familjar ministrit Lefter Koka. Bëhet fjalë për një shumë prej 3.340.700 euro.

Do të shikojmë se kur janë hapur, si janë hapur. Ja ku e keni njërën prej tyre. Ka marrë plot 860 mijë euro, që i çon dhe transferon në funksion të plotë të ministrit dhe familjarëve të tij. Pronari është Arbër Driza, siç e shikoni. E pezulluar, ka vetëm 4 persona fiktivisht të paguar, që janë të punësuar për të. Mik me djalin e ministrit. Gjithë vlerën e marrë nga kjo kompani është shkarkuar në kompaninë e ministrit të vendosur në emër të vëllait të tij dhe kjo e provuar me dokumente. Edhe shqiptari më i fundit e kupton, që kompaninë e hapin miqtë e tarafit të vet dhe e transferon të vëllai. E keni me dokumente se si janë regjistruar dhe janë transferuar, njëra pas tjetrës. Dokumentet flasin më së miri.

Ecim me kompaninë tjetër. Sërish AlbTekEnergy, kalon 456 mijë euro, direkt tek kompania. Ja shikoni. Pronari i së cilës është Driza. Të gjithë janë miq dhe taraf i lidhur në një vend. Më tutje kompania ka shitur një tjetër personazh, që është bërë dhe publik. Pra janë kudo lëvizjet brenda të njëjtit taraf që me shumë kujdes është përpjekur që çdo lek të shkojë të burimi i duhur. Të gjitha janë me dokumente. Ja dokumenti i shitjes tek Agim Seferi etj.

Eci më tutje. Një tjetër është Belar Inert. Paratë këtu tërhiqen kesh. Ja ku i keni personazhet. Ardian Bello. Prap është ministrit. Komentet e mia janë të tepërta. Po ti shikoni, janë fatura të padeklaruar me qëllim përfitim të vlerës së plotë. Pra, grabit çdo gjë. Është djali i ministrit. Flasin qartë, nuk kemi asnjë kompani të rastësishme.

Ecim më tutje. Këto janë të gjitha dokumentet e librit të blerjes Albtekenergy. Kompania bën sikur i ka blerë, ata bëjnë sikur i kanë shitur. Pra operacion fiktiv mjaft i qartë.

Ja ku i keni 425 mijë euro i një firme tjetër. Kompania përkatëse, të gjitha janë hapur në vitin 2016, në një ditë, muaj, në një noter, me një bilanc. Kjo kompani është kompani fantazëm, nuk ka deklaruar asnjë faturë tvsh, as libër blerje-shitje. Ka lëshuar vetëm 3 fatura fiktive në emër të Albtek, që është kompania që bën incerimin, Stela Gugalli. Në total janë 456 mijë euro. Evazion i pastër fiskal dhe krim ekonomik me vlera të mëdha. Nëse do të ketë SPAK që funksionon nuk duhet të presin 25 prillin, por më shpejtë.

Këtu sërish janë 425 mijë euro të tjera të gjendura në një bankë të nivelit të dytë. Po ta shikoni Regan Merdani, kushërinj të ministrit sërish. Jemi në të njëjtin vend, nuk dalim nga tarafi. Firma një ditë, rrinë 1-2 muaj, sapo mbarojnë faturimet dhe ikin më tutje.

Kemi firmën tjetër. 330 mijë euro edhe këto të tërhequra kesh nga banka të nivelit të dytë. Janë me status të pezulluar, kanë bërë atë që kanë bërë dhe nuk ekzistojnë më. Saktësisht firma fantazma. Edhe kjo kompani ka punë si gjithë të tjerat, evazion, mashtrim, krim ekonomik me vlera të mëdha.

Ecim në një firmë tjetër, e 7 në radhë. Janë 8 kompani njëra pas tjetrës. 280 mijë euro. Ja ku e keni, pronari sërish është pjesë e të njëjtit rreth familjar, të të njëjtat lidhje të drejtpërdrejta me ministrin edhe ky e hapur dhe pezulluar. Ja ku e keni së bashku me të birin e ministrit.

Gjurmët nuk humbasin, sepse ne gjurmët i kemi këtu me letra. Tani nuk janë më pronë e jona, por e ju të gjithëve në këtë mes.

E me një kompani të fundit. 102 mijë euro të gjitha këto të tërhequra nga bankat e nivelit të 2. Shkëlqim Shtylla, është pronar edhe ky i pezulluar. Të gjitha të pezulluara. Këto hapen dhe mbyllen. Dikush do pyeste pse nuk vazhduan? Kompania ka zhvilluar veprimtarinë e saj me vetëm 1 punëtor të regjistruar. Ka faturuar një herë të vetme, atë që do të rrëmbenin këta. Është faturë fiktive. Nuk është deklaruar fare, duke përfituar të gjithë vlerën e plotë. Është kaq e lehtë sa s’ka. Pra një faturë, ka marrë ato lekë dhe është mbyllur.

Etiketat e lidhura

Lefter KokaLSI
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 53 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.