Denoncimi i fortë te Berisha: I burgosuri i fut thikën policit të burgut në Fier, si po mbahet ngjarja e fshehtë

Placeholder Image

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar mesazhin e një qytetari, i cili thotë se në burgun e Fierit ka ndodhur një ngjarje shokuese, e cila po mbahet e fshehtë nga policia.

Në mesazhin e dërguar tek Berisha, thuhet se një i burgosur ka plagosur me thikë policin në krye të detyrës, ndërsa theksohet se situata në qelitë e burgut në Fier është dramatike.

Postimi i Sali Berishës:

Bandat e narkoqeverise i fusin thiken policit ne detyre ne burgun e Fierit.

Krimi mbahet sekret i narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Prsh Z.Sali Berisha

Ju shkruaj per ngjarjen qe ka ndodhur disa dit m par n bugun e Fierit, nje i burgosur me ane t nje thike te cilat gjendet me shumic n burg ka goditur nj polic t regjimit t brendshem n qaf disa her gati sa per pak nuk i shkaktoi vdekjen, Ylli Seferi esht emrin i policit t qelluar nuk e di pse ky lajm mbahet kaq i fsheht edhe nuk publikohet,,, vertet burgu i fierit esht ber nj lagje gangesteresh t cilet kan lidhje me shefat e policis aty edhe t merrnin ndonj shum t shkembim do e kuptonim por ata i genjejn me nj drek ose nj dark max,, Nejse destinacioni i ketij mesazhi doja t ishit ju sepse n destinacion tjeter ky mesazh nuk do t kishte kuptim,,, Un q ju shkruaj jam nj ish polic 21 vjec i cili jam larguar nga detyra me deshir per shkak te funksionimit t burgut n nje menyr katastrof,,, Faleminderit.

Anonim

SHKARKO APP