Denoncimi i Gjatës: Një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një i Kushtetueses, i zgjedhur pa short

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur pa short.

“Kemi dy probleme. A kemi një Gjykatë Kushtetuese, a ka filluar emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, konform procedurave kushtetuese, siç e ka ligji dhe Kushtetuta?

E dyta, nëse arrijmë në konkluzionin që këto procedura janë shkelur, atëherë a është e kapur kjo Gjykatë që në lindje sepse politika nuk shkel kot. KED janë zgjedhur me gogla. Në Gjykatën e Lartë kishte mbetur vetëm një anëtar dhe nuk ka çfarë shorti të hidhet me një anëtar. Nga Prokuroria e Përgjithshme ishte vetëm një që mund të vinte, që kishte mbaruar magjistraturën, që ishte Arta Marku. Pra kemi një anëtar nga Gjykata e Lartë pa gogla, që ka 6 vite që i ka mbaruar mandati. Kemi një anëtar të Kushtetueses, pa gogla, sepse një ishte”, u shpreh Gjata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?