Denoncimi i invalidit me shtëpi të shkatërruar nga tërmeti: Me kanë përjashtuar nga gjithçka. Më thanë se nuk përfitoj asgjë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka biseduar sot me një banor të njësisë 8, Shaqir Kasmi, i cili deklaroi se nuk ka përfituar nga procesi i rindërtimit, megjithëse shtëpia e tij është dëmtuar plotësisht. Shaqiri tregon se shtëpia pësoi dëmtime që në shtatorin e kaluar.

“Shtëpinë e pa inxhinjiere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi, e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”, -tregon Shyqyriu, i cili ka një fatkeqësi të dyfishtë. Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Mes të tjerash ai pohoi se një tjetër fatkeqësi për të ishte fakti se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëme në shtëpi, megjithëse realiteti është krejt i kundërt.

“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmen e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”- thotë Shaqiri, i cili tregon se nuk ka marrë as bonus, asgjë nga bashkia.

“Shaqir Kasmi: Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, “dua vetëm që të ma rregullojnë se leket nuk i dua

Ina Zhupa: Ti do që të rregullosh shtëpinë, që të fusesh kokën.
Qytetari: Unë dua të rregulloj shtëpinë që të rri tamam si të gjithë njerëzit.”

SHKARKO APP