Denoncimi i Kryemadhit: Grabitja më e madhe shtetërore e faktuar me letra

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi denoncoi sot në një deklaratë për mediat abuzimet me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi tha se shkeljet ligjore me ketë kontratë do t’u kushtojnë shqiptarëve 400 milionë euro.

“Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet. Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve.
Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë”,– deklaroi krytarja e LSI.

Kryemadhi tha se autorë të kësaj afere miliona euro janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjell Agaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO/Denoncimi me fakte i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryemadhi tha se 128 milionë e 248 mijë e 330 euro do të paguhen nga qytetarët e Bashkisë së Tiranës. “Kjo është shkresa që i drejtohet Erion Veliajt dhe këto janë pagesat që do të bëjnë qytetarët shqiptarë për 30 vjet. 128 milion e 248 mijë e 330 euro do të paguhen nga qytetarët e Bashkisë së Tiranës. Flas bashkisë, nuk po përmend qarkun. Pa TVSH. Shtojini kësaj vlere edhe 20 për qindëshin dhe këtu do të keni të gjithë tabelën. Edhe këto duhet ti mbani mend, sepse në seritë e tjera do të kemi zbërthime të këtyre tabelave, pasi sot kemi vetëm anën ligjore, si janë shkelur procedurat, të gjitha investimet apo tabelën e kostove që është në studimin e fizibilitetit”,- tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se një nga pikat e shkeljeve ka të bëjë me pronësinë e tokës, pika tjetër pagesa që duhet të bëjnë bashkitë e qarkut. “Përsa i përket pikës së tretë të Ministrisë së Financave, ka të bëjë me pronësinë e tokës. Mos harrojmë që kush do të ishte pronësia e tokës dhe kush do ta paguajë shpronësimin e tokës dhe kush i del për zot shpronësimit të pronës publike nga ana financiare, por edhe nga ana e përdorimit të saj për ndërtimin e inceneratorit. Pika e katërt që është akoma dhe më e rëndësishme tregon që buxheti i këtij koncesioni kalon tavanet buxhetore të qeverisë shqiptare dhe të bashkive të qarkut Tiranë. Pra, sipas propozimit, pra pasi hymë në mbledhjen e qeverisë me një relacion ku thamë pak më parë: Për rikutjesë: Në pikën 9 të relacionit të mbledhjes së qeverisë që: procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues – fitues dhe kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit. Pas vendimit të qeverisë që mori bonusin e tetë pikëve, tashmë kur paraqitet studimi i fizibilitetit, pas vendimit të qenërisë, kemi një zë në buxhetin e shtetit: 130 milion e 883 mijë e 750 euro pa TVSH, shtojini edhe 20 për qind të TVSH-së dhe në buxhetin e bashkive të qarkut të Tiranës kemi një buxhet prej 91 milion e 784 mijë e 500 euro pa TVSH. Pra ç’do të thotë? Para mbledhjes së 7 dhjetorit, e kishim zero investimin dhe impaktin në buxhetin e shtetit dhe të bashkive. Pasi morëm bonusin, pasi mashtruam dhe falsifikuam dokumentet për mbledhjen e qeverisë së 7 dhjetorit, tani na dalin gati 220 milion euro, të cilat do ti paguajnë shqiptarët, pa llogaritur se ç’do të paguajnë më vonë. Mos u shqetësoni për këtë. Ju lutem durim!”.

Analiza e shkeljeve

  • Ministria e Mjedisit është vetëshpallut autoritet kontraktor, por bazuar në nenin 13 të ligjit 125/2013, autoriteti kontraktor përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Sipas nenit 248 të Kodit Penal, shpërdorimi i detyrës dënohet deri në 7 vjet burg. Përgjegjës Lefter Koka.

  • Me deklarimin se projekti nuk ka efekte shtesë në buxhet, ministri i Mjedisit Koka ka mashtruar institucionet shtetërore. Sipas nenit 248 të Kodit Penal, shpërdorimi i detyrës dënohet deri në 7 vjet burg. Përgjegjës Lefter Koka.

  • Ministri i Mjedisit i ka akorduar bonusin prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV pa dakordësinë e ministrit të Drejtësisë, Financave dhe atij për Marrëdhëniet me parlamentin. Sipas neneve 248 e 258 të Kodit Penal për shkelje të barazizë së pjesëmarrësve në tender, dënimi është deri në 7 vjet burg. Përgjegjës Engjëll Agaçi.

  • Ministri i Mjedisit ka zhvilluar procedurë kombëtare lidhur me këtë koncesion ndërkohë që gara duhet të ishte ndërkombëtare. Sipas neneve 248 e 258 të Kodit Penal dënimi është 3-7 vjet burg. Përgjegjës Lefter Koka e Komisioni i Dhënies së Koncesionit.

  • Ministri i Mjedisit e ka zhvilluar procedurën koncesionare pa miratimin e qarkut Tiranë. Sipas nenit 248 dënimi është deri në 7 vjet burg. Përgjegjës, Lefter Koka, Erion Veliaj e Alqi Bllako.

  • Kryebashkiaku Veliaj ka shkelur ligjin 139/2015 duke dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, duke ngarkuar bashkinë e Tiranës me 1 milion euro në vitin e parë të projektit e 5.1 milionë euro në vitin e 30-të me një total prej rreth 92 milionë eurosh pa TVSH për 30 vitet e koncesionit. Sipas nenit 248 dënimi është deri në 7 vjet burg. Përgjegjës Erion Veliaj.

  • Kryebashkiaku Veliaj ka shkelur ligjin 139 duke i dhënë në përdorim kompanisë Integrated Energy BV pasurinë e paluajtshme të bashkisë Tiranë pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Nëni 248 i Kodit Penal e dënon deri në 7 vjet burg një vepër të tillë. Përgjegjës Erion Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?