Denoncimi i LSI. Braimllari: Rama po emëron në administratë të dënuarit
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po emëron në poste kyçe në administratë persona të dënuar nga drejtësia.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Braimllari shprehet se me urdhër të Kryeministri, një person i dënuar nga gjykata është emërua Drejtori i Përgjithshëm i Bordit të Kullimit në Korçë.
“Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhërin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!”,- shprehet deputeti i LSI.
Bramllari ka publikuar dhe dokumentet që faktojnë akuzën e tij për zyrtarin e dënuar nga gjykata.
https://www.facebook.com/endritbraimllari/posts/760999567426594
KOHA JONË SONDAZH

