Denoncimi i Nikos Kotzias: Diplomatë grekë brenda rrjetit të trafikimit të organeve të fëmijëve
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka bërë një deklaratë shokuese sa i përket përfshirjes së zyrtarëve dhe diplomatëve grekë në trafikun e fëmijëve. ‘Kathimerini’ raporton se Kotzias ka deklaruar se ka denoncuar të paktën 93 raste të lëshimit të vizave për fëmijë të pashoqëruar, që sipas ish-ministrit, shfrytëzoheshin për trafik organesh.
“Nuk pajtohem se nuk kemi bërë asgjë. 93 raste i kam dërguar prokurorit për shkelje të kodit penal për disa diplomatë që tani kanë përfunduar në burg sepse lëshuan viza për të mitur të pashoqëruar. A e dini se çfarë do të thotë viza për fëmijët e pashoqëruar? Do të thotë trafikim organesh. Vetëm se shpëtova disa shpirtra fëmijësh do fle i qetë deri në fund të jetës”, ka thënë Kotzias.
Që pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm, Nikos Kotzias ka bërë disa deklarata të forta, përfshirë faktin që Athina ka financuar mediat dhe gazetarë në Shqipëri për të mbrojtur agjendën helene.
KOHA JONË SONDAZH

