Denoncimi i PD: Kopshti në Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari me covid, autoritetet të marrin masa
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi një rast të shkeljes së rregullave anticovid në një prej kopshteve të Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se një fëmijë i një personi të infektuar nga koronavirusi vijon të shkojë sërish në kopshtin nr 18 në Tiranë pavarësisht rregullave që e ndalojnë këtë gjë.
Zhupa shkruan se ai është fëmija e një punonjësi të njësisë bashkiake nr. 2 në Tiranë i cili rezultoi pozitiv, e për pasojë drejtoresha e këtij kopshti e ka pranuar sërish.
Ajo i bën thirrje autoriteteve të marrin masa për këtë rast e të mos lejohen më shkeljet e rregullave.
Postimi në Facebook:
Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!
Kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.
Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.
Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranoi sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.
Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.