FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi i qytetarëve: Pronarët heqin shiritin, po mbushin bodrumet me ujë

Një pallat në Durrës ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të lëkundjeve të tërmetit. Elton dhe Arben Pëllumbi kanë denoncuar në redaksinë e tvklan.al se ndërtesa është nxjerrë si e pabanueshme.

Por sipas denoncuesve, pronarët e pallatit kanë hequr shiritat dhe po mbushin bodrumet me ujë që të mos duken plasjet e kolonave.

“Lagja 13, plazh, rruga “Teuta” pranë Vila Koral. Është shkatërruar pallati, është nxjerrë i pabanueshëm. Pronarët e pallatit heqin shiritat. Kanë hapur depot e ujit për të mbushur bodrumet që të mos duken plasjet e kolonave”, shkruan Elton Pëllumbi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga tërmeti i 26 Nëntorit deri më tani kanë humbur jetën 49 persona, ndërsa mbi 700 persona mbetën të plagosur. Për shkak të lëkundjeve shumë pallate dhe banesa kanë pësuar dëmtime të mëdha duke lënë në qiell të hapur familje të tëra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?