
Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht pranë hyrjes së Tunelit të Krrabës.
Zjarri ka përfshirë të gjithë mjetin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij në flakë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve pranë hyrjes së tunelit.
