Denoncimi i Salianjit: Skandali me tenderin te Shëndetësia, njëri duhet të arrestohet

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji denoncon një rast sipas tij korruptiv me tenderat në ministrinë e Shëndetësisë. Salianji shkruan se kompaninë që ministria e Shëndetësisë e shpalli fituese në tender, Komisioni i Prokurimit Publik e anuloi duke ia dhënë një tjetër kompanie, Intermed për të njëjtin objekt me vlerë disafish më të lartë.

Salianji thotë se u skualifikuan të gjitha kompanitë me vlera të ulëta dhe u shpall fituese firma me ofertën me të lartë. Përballë kësaj situate, ish-deputeti kërkon që ose duhet te arrestohen anëtarët e komisionit të tenderimit në ministri për dhënien e  tenderit një kompanie që rriskon shëndetin e personelit për  shkak të mungesës  së cilësisë  ose duhet të arrestohen anëtarët e KPP-së për shpërdorim të 2.4 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Shqipëria në përpjekje të ethshme për të mbijetuar, hajdutet ne perpjekje te ethshme per te perfituar! Ndërkohë që gjithë vendi vuan mungesat e dukshme ne sherbimet shendetesore dhe qytetarët traumatizohen nga mungesat, qeveria vjedh me top dhe pa u shqetesuar nga askush! 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo ditë ndodh nga një super skandal, shikoni rastin e fundit të denoncuar prej ditësh! Ministria e Shëndetësisë shpall fitues kompaninë 1 me 1.19 miliard Lekë, KPP e qeverisë anullon vendimin e MSh dhe ja jep tenderin per te njejtin objekt komanisê Intermed me vlerë disafish më të lartë! Rasti është skandaloz dhe lidhjet politike okulte me kupolën e PS gjenden lehtësisht nga hetim i thjeshtë gazetaresk jo më nga prokuroria! 

Kompaninë, KPP dhe ministrinë i lidh një fije që në tabulate e gjen sa hap e mbyll sytë! Rasti është kazuz i thjeshtë; ose duhet te arrestohen komisioni i tenderimit në Minisitri për dhënine e  tenderit një kompanie që rriskon shëndetin e personelit për  shkak të mungesës  së cilësisë  ose duhet të arrestohet KPP për shpërdorim të 2.4 miliard lek nga taksat e Shqiptarëve. Nderkohë që qytetarët po humbin jetë njerëzore, po rriskojë shëndetin dhe ekonominë qeveria përfiton me hajdutëri” shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?