Denoncimi nga Balliu: PD dënon dhunën ndaj protestuesve para parlamentit

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se ndaj protestuesve u ushtrua dhunë dhe se policia u përdor ndaj kundërshtarëve politikë të Kryeministrit. Për të arrestimet dhe shoqërimet e qytetarëve kanë nisur që përpara fillimit të protestës, ndërsa shprehet se disa të rinj janë tërhequr zvarrë nga efektivë policie.

Balliu nënvizon edhe se disa qytetarë kanë përfunduar në spital, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në komisariate, vetëm sepse, sipas tij, tentuan të hedhin vezë në shenjë proteste ndaj qeverisë.

“Shoqërimet dhe arrestimet filluan që përpara protestës, të rinjtë u tërhoqën zvarrë nga mercenarë partie, që ditën vishen si policë dhe natën veshin mantelin e patronazhistit. Disa qytetarë janë dërguar sërish në spital, të tjerë në qelitë e paraburgimit. Edhe më i turpshëm është fakti që, gjatë gjithë kësaj kohe që qytetarët janë dhunuar, institucionet ligjzbatuese nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të mbrojtur protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku është Prokuroria? Ku është drejtësia? Si ka mundësi që qytetarët dhunohen në mes të ditës dhe nuk arrestohen as urdhëruesit, as ekzekutuesit? “Ne u garantojmë qytetarëve se do të bëjmë gjithçka për t’i vendosur para drejtësisë këta narkopushtetarë, të cilët kanë dhunuar qytetarët e lirë të këtij vendi me skema të denja për diktaturën hoxhiste. Nuk është e largët dita kur të gjithë këta narkoterroristë të pushtetit do të përballen me ligjin, me drejtësinë dhe me qytetarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?