Denoncimi nga Berisha: Me kall*shnikov ne votë nuk mbrojmë, por kurrë s’do i njohim këto zgjedhje
Sali Berisha thotë se opozita nuk do ti pranojë kurrë këto zgjedhje si të drejta. Për të në Shqipëri dhe Diasporë duhet të krijohet një front i përbashkët kundër këtij regjimi. Berisha tha gjithashtu se PD nuk do i mbrojë votat me kallashnikov, por shtoi se opozita do të bëjë çdo përpjekje për ndërgjegjësimin e opinionit publik për atë që ai e quan farsë zgjedhore.
”Këto janë vetëm një pjesë. Çdo ditë ne do u paraqesim shqiptarë me betimin solemn se kurrë këto zgjedhje nuk do pranohen. Me besimin e plotë se sot ka shqiptarë të dëshpëruar. Sot ka shqiptarë të zemëruar. Sot ka shqiptarë të zhgënjyer. Por sot përsëri ka dhjetëra mijëra shqiptarë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë. Dhe kjo luftë do fillojë.
Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë. Por, tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla. Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë. Çdo ditë këtu do njiheni. Ka farsë më të turpshme se kjo? Do sjell prapë. Shqiptarët do mësojnë, diaspora do mësojnë se çfarë kanë bërë horrat e narkoshtetit me votimin e tyre. Dhe natyrisht duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

