Denoncimi nga Mele: OSHEE Korçë, është kthyer në një piramidë korruptive
Kreu i LSI-së së Korçës, Petrika Mele ka denoncuar aferën se OSHEE në këtë qark është kthyer në një piramidë kurruptive. Përmes një postimi në facebook, ai nënvizon se pas 25 prillit, do të dekodohet çdo skemë korruptive në këtë institucion, dhe përgjegjësia do të jetë individuale.
Postimi i plotë
OSHEE Korçë, është një piramidë korruptive. Korrupsioni shtetëror në këtë Drejtori po gjeneron me metastaza.
Drejtues të paaftë, të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, dallkauke dhe injorantë. Ju këshilloj të braktisni menjëherë skemen “kap çtë kapesh se dhe 5 muaj jemi”. Pas 25 Prillit do dekodohet çdo skemë korruptive e juaja në këtë institucion, dhe pergjegjësia do të jetë individuale. Mirënjohje dhe respekt për te gjithë punonjesit e ndershëm të këtij institucuioni, të cilët nën presionin e vazhdueshem të drejtuesve të tyre të korruptuar, punojnë me dinjitet dhe pergjegjshmëri.