Denoncimi/ Rama do të prishë bulevardin Vlorë-Skelë dhe do të shkatërrojë qindra biznese

Shkatërrimi i bizneseve dhe fasadat, duket se është filozofia e kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes që ai drejton.

Qytetarët vlonjate kanë denoncuar një tjetër skandal që po ndodh në qytetin e tyre, ku me urdhër të kryeministrit do të shkatërrohet bulevardi kryesori i qytetit dhe do të mbyllen me dhjetëra biznese.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ju bën thirrje qytetarëve vlonjate të mos lejojnë një çmenduri të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama do prishe bulevardin kryesor Vlorë-Skelë duke shkatërruar qindra biznese!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Me ketë rast ju bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të mos lejojnë Petro Kolekën e ri (pyesni pak në Vuno për Petron) të shkatërroje bulevardin më të bukur të bregdetit shqiptar dhe më gjerë! Në këmbë vlonjatë! sb

“ I dashur Berisha! Te dashur miq.! Kjo nuk eshte gje ëe po shikoni per rilindjen urbane ne Lungoparen. Shume shpejte sipas nje plani te urbanistikes do filloj shkatrimi i bulevardit Vlore-Skele. Qellimishte u lane te shkatroheshin 1000 palma. Tani do filloj rilindja urbane te shkatroj kete bulevard. Do filloj te konceptohet nga shkencetaret e rilindjes jo si nje bulevard nga me te bukurit ne Europe po si nje park ku te argetohen njerezit. Keta me njerezit nenkuptojne moshen e trete se rinia iku . Do behet nje shkatrim total i bulevardit njesoj si shpikjet e Lungopares. Do mbillen ne mes te rruges Rrepe dhe do behet kalimi shum i ngushte duke zgjeruar tretuaret dhe duke nxjere jashte funksionit me mijra biznese anes rruges. Ky eshte provokimi me i madh qe do tu behet Vlonjateve po jo vetem Vlonjateve po gjithe Shqiptarise. Vlonjatet nuk do rine indiferente, ky do jete perplasja e se vertetes.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?