Denoncimi/ Sulmohet e dhunohet gazetari i njohur shqiptar
Mbrëmjen e djeshme është dhunuar administratori i ‘Tv Zjarr’, Ismet Drishti, i cili është sulmuar me leva nga persona të maskuar.
Menjëherë pas ngjarjes ai ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e forcave blu ka mbërritur shumë me vonesë.
Por ajo që mbetet më shqetësuese është se policia sot nuk ka nisur asnjë hetim ndaj dhunës së ushtruar mbi Drishtin, apo dhe për të marrë provat filmike nga bizneset.
Drishti njihet si një nga zërat dhe kritikët më të fortë opozitarë kundër qeverisë.
Këtë akt të dhunshëm e ka denoncuar edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
Ja postimi i Vokshit:
Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.
Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresirët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit Zjarr u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.
Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin ndaj gazetarit Drishti dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrinet kritike ndaj qeverisë.
Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolutë parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

