Denoncimi te Berisha: Lirohet baxhanaku e kushëriri i deputetit të PS. U arrestuan për kontrabandë
Lirohen nga burgu baxhanaku i deputetit socialist Ilir Xhangolli dhe kushëriri i tij i parë, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në flagrancë në doganën e Qafë Thanës duke kontrabanduar 2100 goma.
Nga ky operacion policor u arrestuat 9 persona, mes të cilëve dhe 5 doganierë.
Një qytetar i shkruan ish-kryeministrit Sali Berisha se të vetmit që u liruan ishin familjarët e deputetit socialist të Pogradecit Ilir Xhangolli. Ky i fundit është përfolur si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë e Pogradecit në zgjedhjet e ardhshme.
Ish-Kryeministri thekson nga ana e tij se “për narkopushtetarët, ligji nuk ekziston”.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Per narkopushtetaret ligji nuk ekziston!
Narkodeputeti me ndihmen e Kallam krye, krye Kreut, liron baxhanakun dhe kushon e pare. Per narkopushtetaret e organizates kriminale Rilindja nuk ka ligje. sb
Mirmbrema doktor! Duke dashur te ngelem anonim desha te te ve ne dijeni qe nga te arrestuarit e Doganes se Qaf-Thanes vetem para pak ditesh per kapje te nje kamioni me Goma cuditerisht Baxhanaku me emrin Stefan Hila dhe Kushuriri i pare me mbiemrin Kodra te dy njerez te Dep. Ilir Xhangolli cuditerisht dije dolen nga burgu dhe u lane te hetohen ne gjendje te lire ndersa 2 te tjeret qe nuk e kane fare e fis direkt Dep. Xhangolli u lane ne burg. Dhe kjo jo rastesisht pasi z.Dep. ndenji plot 2 dite ne Korce deri sa i nxorri nga burgu, hollesirat kuptohen.
Dhe per te mos mjaftuar kjo e shoqja e ketij doganieri qe u la e lire eshte kunata e z. Xhangolli dhe quhet Elisaveta Hila dhe nuk po le njeri pa vjedhur si farmaciste por edhe personel poshte saj ajo eshte ne krye te ISKSH Pogradec dhe kercenon cdo dite kedo qe nuk i pergjiget ka dale jashte kontrollit dhe nuk i hyn gjemb ne kembe. Po ku dreqin po shkon ky vend kshu.
Ceshte ai palo gjykates qe ben kesi gjerash kaq hapur dhe nuk i hyn gje ne kembe?! Jemi aq te irrituar sa vetem Shqiptare nuk na duket vetja pasi nuk trajtohemi njelloj po te shkelim ligjin. Flm nqs e poston ti degjojne edhe te tjeret bemat e ketyre te poshterve.
KOHA JONË SONDAZH

