Denoncimi tek Berisha: Del nga burgu trafikanti i dënuar në vitin 2018 me 15 vite burg, pagoi 150 mijë euro për…

Placeholder Image

“Jurgen Molla, i dënuar me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar, është liruar nga burgu”. Ky denoncim është bërë publik sot nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në adresë të tij erdhi një mesazh nga qytetari dixhital, ku ky i fundit pohoi se për lirimin e Mollës, që u arrestua më 2018, ishin paguar 150000 euro për të transferuar prokurorin qe vazhdonte hetimet.

DENONCIMI TEK BERISHA
Del nga burgu trafikanti i dënuar ne vitin 2018 me 15 vite burg.
Implikohet narkoqeveria dhe kreu i KCK.
U paguan 150000€ per te transferuar prokurorin qe vazhdonte hetimet!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Ne vitin 2018 Jurgen Molla u denua me 15 vite burg per trafik nderkombetar Lendesh narkotike te tipit Heroine.
U zbulua nga sherbimet partnere te DEA amerikane…
Sot ne 2020 eshte i lire….

Asnje media nuk guxon te flase per kete fakt.
Ju lutem demaskojeni kete maskarade pasi po bejne burg njerezit e varfer dhe te pamundur.
E kokat e krimit po bëhen gati për krimet e radhës.
Ka lidhje shume te forta me te majtët ne Qytetin e Lezhes oor edhe ne qeveri.
Njihet publikisht si financues dhe mbështetës i tyre….
Nuk kam info se si mund te jete liruar.
Por nga 15 vite burg, te dale per me pak se 2 vite, kjo eshte e pakuptimte….
Fale aktivitetit te tij kriminal, ka arritur te investoje ne fushen e ndertimit dhe hidrokarbureve.
Gjate kohes qe ka qene ne burg, biznesin e drejtonte vellai i tij….
Ky ka dale ne pergjime,per pagesa mbi 150.000 € per te transferuar prokurorin.
Pasi nuk po e korruptonin dot dhe po u hapte telashe me hetimet.

Në foto: Jurgen Molla

SHKARKO APP