Denoncimi/ Uzina e Besnikut të kreut të meduzës, nuk u paguan rrogat punëtorëve!

“Uzina e Besnikut të kreut të meduzës, don Djall Agaçios, nuk u paguan rrogat punëtorëve!” Ky është denoncimi që ka bërë sot, ish-kryeministri Sali Berisha, në mbështetje të punonjësve të uzinës së Ballshit, që ende nuk janë paguar nga ‘investitorët”, klientë të kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.

Denoncimi i bërë publikisht ka ardhur pas thirrjes për ndihmë të një punonjësi të kësaj uzine, që ka guxuar të thyejë presionin për të mos treguar.

“Përshëndetje Doktor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të ngre një shqetësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në uzinën e Ballshit, punëtorëve u bëhet presion për mos t’u ngritur në protestë për rrogat.

Nuk u japin rrogat punëtorëve dhe i detyrojnë, i pezullojnë nga puna, në çdo repart.

Këta punëtorë, me atë rrogë ushqehen, mbajnë familjet gjallë. Po bëjnë 20 ditë pa rroga.

Ju lutem e ngrini si shqetësim. Faleminderit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?