Denoncoi parcelat me kanabis, gjendet i vrarë në tokën e tij 43-vjeçari nga Tepelena (EMRI)
Një 43-vjeçar është gjetur i vrarë në tokën e tij në fshatin Rabie. Viktima i identifikuar si Alket Muhaj është gjetur mëngjesin e sotëm nga familjarët e tij.
43-vjeçari dyshohet se është qëlluar me snajper në kokë e në gjoks, dhe duke marrë parasysh vendin ku ka ndodhur vrasja dyshohet se kemi të bëjmë me konflikte pronësie.
Muhaj dyshohet se ka informuar për parcelat me kanabis.
Ministria e Brendshme dhe Policia po tregohen të rezervuara me informacionin.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj
Informacion paraprak
Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.
Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
KOHA JONË SONDAZH

