“Denoncuan kanabisin”, Berisha: Terror ndaj nxënësve në Topojan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një postimi në facebook, terrorin policor që sipas tij po bëhet ndaj nxënësve të shkollës në Topojan.

Ndërsa publikon mesazhin e ‘nxënësit dixhital’ Berisha shkruan se një terror i turpshëm policesk po kryhet ndaj nxënësve të shkollës Topojan për shkak të publikimit tre ditë më parë të një statusi për denoncimit e përdorimit masiv të hashashit në shkollë.

“Lexoni mesazhin e nxenesit dixhital. Mrb z.berisha lidhur me ngjarjen e shkolles topojan ne kukes me publikim e droges qe drejtori i shkolles ka lejuar. Diten e prente drejtori i shkollles ka urdhuruar mbledhjen e telefonave te nxensve nga klasa e 8_te deri ne klasen te 12. Dhe ka derguat telefonat ne policin e komisariatit kuksit. Dhe informacioni i vertet dhe i sigurte qe kam. Ato nxense qe nuk kan pranuar te derzojn telefonat drejtori ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj nxensve. Dhe me djenin time telefonat mblidhe me urdhe nga prokororia e jo si te doj drejtori i shkolles duke shkelur ligjin ne shum aspekte. Rrespekte z.Berisha Anonim”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?