Dentistët që hapin klinikat do t’u hiqet licensa për 6 muaj
Ndëshkim i rëndë me heqjen e licencës për gjashtë muaj për gjithë ata që hapin klinikat dentare në kushtet e emergjencës së koronavirusit.
Njoftimi është dhënë nga Urdhri i Stomatologëve, për të frenuar përhapjen e Covid-19.
“Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të procedohet nga komisionet e disiplinës profesionale të U.S.SH. me heqje të licencës për një afat 6 mujor”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë.