Depo të reja uji për Rubikun – Aktualisht furnizohet me ujësjellësin e viteve ’60. Fondi 126.8 milionë lekë
Bashkia Mirditë ka shpallur një tender me fond 126.8 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit të Rubikut. Projekti ka për qëllim që për furnizimin me ujë të kësaj zone të ndërtohen 2 depo uji për qytetin e Rubikut, si dhe nga një depo uji për 4 fshatra të zonës.
“Aktualisht Rubiku furnizohet me ujë me anë të ujësjellësit të ndërtuar rreth viteve 1960. Duhet thënë se si tubacioni i dërgimit ashtu edhe rrjeti shpërndarës, nisur nga periudha e shfrytëzimit janë tejet të amortizuar” thuhet në detajet e tenderit.
Aktualisht, njësia administrative e Rubikut ka rreth 8.000 banorë, popullsi kjo e shtrirë në territor të ndarë në qytetin e Rubikut dhe në fshatrat përreth.
/ SCAN