Deportohen nga vendet e BE-së 29 shqiptarë

Sërisht Franca i ka refuzuar azilin shqiptarëve. Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë.

Gjithashtu, Policia e Shtetit njofton se janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin ”qëndrim i parregullt në territor”, ”përfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE-së”, ”tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, ”tejkalim i afatit të qëndrimit në territor” dhe ”refuzim azili në vendet e BE-së”.

Policia thotë se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, autoritetet apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëkohësisht Policia Kufitare në pikat e kalimit do të vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?