”Deputet dhe biznesmen”, avokatja tregon shkeljen kryesore: Bujar Çela ka mashtruar

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është vënë nën hetim pas shpërthimit disa ditë më parë në magazinën e tij në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir. Mbi të rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. E ftuar në studion e “Breaking”, avokatja Margarita Kola dha më shumë detaje mbi këtë çështje.

“Qëkur e kam dëgjuar këtë ngjarje, gjëja e parë që pyeta është që ky është deputet, nuk mund të jetë një person juridik. Nuk përputhen ushtrimi i profesionit të deputetit, me të qenurit person juridik. Nëse kjo është e vërtetë kjo është një shkelje ligjore, në kundërshtim me rolin që ka ai si deputet.

Ai vetë e di që nëse do ushtrojë përgjegjësinë si deputet, nuk mund të jetë person juridik. O ia ka fshehur dikujt, ose ka ndryshuar emrin dhe ia ka lënë biznesin në emër të dikujt tjetër. De facto është ai pronar, do hetohet edhe për këtë. Është mashtrim i organeve, ti nga njëra anë thua që nuk jam person juridik dhe nga ana tjetër të njohin si të tillë”, tha Kola.

SHKARKO APP