Deputetë gjermanë dhe francezë kërkojnë masa më të ashpra kundër “flotës në hije” të Rusisë

Ligjvënës nga Gjermania dhe Franca pritet të bëjnë thirrje për masa më të forta kundër të ashtuquajturës “flota në hije” e Rusisë, e cila përdoret për të shmangur sanksionet perëndimore ndaj eksporteve ruse të naftës.

Sipas një projekt-dokumenti, propozimi parashikon inspektime më të rrepta dhe ndalimin e anijeve që shkelin rregullat ndërkombëtare.

Dokumenti pritet të miratohet nesër nga Asambleja Parlamentare Franko-Gjermane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisma mbështetet nga deputetë të bllokut konservator të kancelarit Friedrich Merz, socialdemokratët dhe të Gjelbrit opozitarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo kërkon gjithashtu rritjen e presionit diplomatik ndaj vendeve flamujt e të cilëve përdoren nga anijet e lidhura me këtë flotë.

Sipas dokumentit, flota në hije përbën jo vetëm një sfidë gjeopolitike, por edhe një rrezik serioz për sigurinë dhe mjedisin.

Shumë prej anijeve janë të vjetra, të mirëmbajtura dobët dhe nuk përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë detare.

Ligjvënësit paralajmërojnë gjithashtu se disa prej këtyre anijeve dyshohet se janë përdorur për aktivitete sabotimi ose spiunazhi. Kjo ka shtuar shqetësimet në Evropë për sigurinë e infrastrukturës kritike, përfshirë kabllot nënujore dhe objektet energjetike.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?