Deputetë të PD-së shkojnë në Parlament me simbolet e UÇK-së (FOTO)
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë shkuar në parlament me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veshjet e tyre.
Vendimi është marrë si një shprehje solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, në një moment të ndjeshëm pas vendimit të gjykatës.
Deputetët kanë përcjellë publikisht mesazhin e mbështetjes së tyre për Kosovën dhe figurat e UÇK-së.



KOHA JONË SONDAZH

