Deputetët britanikë shkojnë në selinë blu, takim me përfaqësues të Rithemelimit

Bordi Këshillimor Ndërpartiak i Fondacionit Westminster For Demokracy (WFD), i përbërë nga deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit britanik, bëri një vizitë në selinë blu. Delegacioni britanik u prit nga nënkryetari i Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi, deputetja Albana Vokshi, shefja e departamentit me Jashtë, Ilda Zhulali dhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Rithemelimit të PD, Akil Kraja.

Gjatë shkëmbimeve përfaqësuesit britanikë vunë në pah rolin e PD në themelimin e pluralizmit në vend dhe theksuan që Partia Demokratike është vijuese e kësaj trashëgimie. U evidentua gjithashtu miqësia e patjetërsueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, dhe kjo marrëdhënie është materializuar edhe në lidhjet e shkëlqyera mes PD dhe Partisë Konservatore Britanike.

Deputetët britanikë rikonfirmuan vijimin e bashkëpunimit në organizimin e primareve, mbrojtjen e zgjedhjeve, Kodit të Etikës të PD, si “një parti që mund të drejtojë vendin”, thuhet në njoftimin për mediet. Në bisedë u fol gjithashtu për sulmin e pashembullt ndaj opozitës shqiptare. Partnerët anglezë ishin mëse të informuar për situatën politike në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?