Deputetet e LSI: Shteti po dhunon, koha për revolucion
Deputetet e LSI, Nora Malaj, Klajda Gjosha dhe Kejdi Mehmentaj kanë zhvilluar sot një takim me ”Lëvizjen e Gruas për Integrim” në Lushnje.
Deputetja e LSI-së, njëherësh edhe kryetare e ”Lëvizjes së Gruas” në LSI, Klajda Gjosha, në një postim në facebook, duke marrë shkas nga ngjarja e sotme, shkruan se qeveria është kthyer në dhunuesi dhe sipas saj, ka ardhur koha për revolucion.
Më tej Gjoshaj, thekson se rinia është ajo që po vuan më shumë se kushdo dhe përveçse po largohen me shpejtësi nga vendi, kjo qeveri sipas saj ”po i lë peshqesh borxhet e lluksit të shfrenuar shtretëror”.
Postimi i plotë
Realiteti i dhimbshëm sot duhet të na bashkojë në kauzën e mbrojtjes së fëmijeve dhe të familjeve tona.
Shteti është kthyer në dhunuesin më të madh të të drejtave të njeriut ndaj duhet t’i japim fund kësaj arrogance dhe mizorie.
Fëmijët tanë janë ata që po vuajnë më shumë se kushdo dhe përveçse po largohen me shpejtësi nga vendi, kjo qeveri po i lë peshqesh borxhet e lluksit të shfrenuar shtretëror! Ka ardhur koha për revolucion, sepse e keqja tashmë ka ardhur në shtëpitë tona!
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

