Deputetët e opozitës bllokojnë komisionet, PS zhvillon mbledhjet online
Aktualitet E Martë, 16 Janar 2024 10:53
Mazhoranca është detyruar të zhvendosë mbledhjet online pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar Komisionet Parlamentare.
PS ka kaluar mbledhjet në Zoom, teksa Rithemelimi vijon me aksionin opozitar.
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri kërkesat e tyre të plotësohen.
Tre komisionet, ai i Ligjeve, i Jashtëm dhe i Veprintarisë Prodhuese po zhvillohen në Zoom, ndërsa ligjvënësit opozitarë nuk janë futur online