Deputetët e opozitës në Kuvend: Parlamenti ngjan si në 1944, na jepni më shumë kohë të flasim

Deputetët e opozitës në parlament kanë ngritur shqetësimin se atyre nuk iu jepet kohë e mjaftueshme për të folur në parlament.

Ralf Gjoni deklaroi se opozitës poi cenohet liria e fjalës, kurse edhe Myslim Murrizi tha se janë shkelur madje edhe ligje.

Ndërsa, deputetët Kostaq Papa e Kujtim Gjuzi thanë se kjo ndërprerje e fjalës së opozitës krijon një gjendje të rëndë parlamentare.

Ralf Gjoni: Zoti kryetar nuk është normale, që në një krizë të thellë, ne na cenohet liria e fjalës. Kërkojmë si opozitë më shumë kohë për diskutim. Ne na cenohet fjala, me vendim të Konferencës së Kryetarëve. Nëse maxhoranca nuk do të ketë dëshirë, do ketë lëpirsa, e vazhdoni parlamentin vetëm bashkë me lëpirsat tuaj.

Myslim Murrizi: Më datë 16 është miratuar një ligj në kundërshtim me rregullat. Nuk kemi njoftim për amendament shtesë. Neni 76 i Rregullores, pika 1 thotë qartë se amandamentet nuk mund të kalohen kështu. Janë shkelur tre nene të Rregullores dhe do ta padis Gjykatën Kushtetutese.

Kostaq Papa: Ky është një moment i vështirë për popullin shqiptar. Ne si parlament duhet të jemi me popullin. Ne ngjajmë si parlament i vitit 1944, duke u përpjekur të ndryshojmë.

Kujtim Gjuzi: Ne kemi minuta të censuruara. Ne jemi ata që kemi lejuar qeverinë e Ramës të vazhdojë, por nuk mund të vijohet kësisoj. Ju keni thënë se Lulzim Basha ka vrarë 4 vetë në bulevard. Pse nuk e coni përpara tek drejtësia? Na shtoni minutat e mos merrni vendim për të përcarë opozitën.

SHKARKO APP