”Deputetët e PD i dërgojnë sms Ramës për favore”, Hoxha zbardh prapaskenat

Gazetari Poli Hoxha ka lëshuar një deklaratë të fortë, kur thotë se një pjesë e deputetëve demokratë kërkojnë favore nga kryeministri Edi Rama dhe zgjidhjen e marrin më shpejt sesa një socialist.

”Tani kemi një situatë dhe po shohim që po dalin grupe. Këto grupe luftojnë kush do jetë në rrethin e parë apo të dytë të Berishës. Kërkojnë, sepse shumica e deputetëve e rrethit të parë të Berishës nëse dërgon një SMS te pushteti për një punë SMS e merr më shpejt zgjidhjen dhe përgjigjen se një socialist. Por po të kërkojë një socialist ndoshta e ka më të vështirë”, tha Hoxha në A2 CNN.

Sipas tij, grupimet që po shfaqen herë pas here në PD nuk janë lëvizje reale politike, por përpjekje për të fituar pozicione. Sipas tij kriza në PD nuk mund të zgjidhet pa u sqaruar pozicioni i Sali Berishës pas shpalljes “non grata”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kjo çështje në PD do të zgjidhet kur të zgjidhet pse filloi. A ka një makinë kohe që të kthehen në 2021? Kishte entuziazëm, kishte shpresë. Kjo zgjidhet vetëm kur të zgjidhet çështja Berisha. E gjithë partia është futur në këtë proces pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Po nuk u zgjidh kjo çështje nuk zgjidhet çështja PD dhe kështu do lëngojë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?