Deputetët e PD nuk ndalen, i bien tavolinave dhe brohorasin “hajdut, kriminel” (FOTO)

Ndonëse kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi që të kthejë qetësinë në sallë, për të vijuar me diskutimet e rendit të ditës, sërish tensione në sallë.

Deputetët e PD-së nuk kanë pranuar që t’i binden thirrjes së Ruçit për t’u ulur në vende, ndërsa në shenjë ovacioni dhe proteste i binin tavolinave me shishe uji.

Madje deputetja e PD-së, Dhurata Cupi tentoi t’i merrte mikrofonin socialistit Fadil Nasufi, pasi ky i fundit fliste. “Zoti deputet flisni ne kushte normale jo tani”, iu drejtua Çupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaq mjaftoi që Ruçi t’u bëjë thirrje forcave të sigurisë që ato të qëndronin mes dy grupeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët e opozitës brohorasin me të madhe; ‘Hajdut, kriminel’. Ndërkohë, Garda ka krijuar kordon mes deputeteve te PS dhe PD mes dy grupeve parlamentare.
49ed3ad4-04b6-4a0a-990e-93a47ca675ed

1bdbefa9-2ca7-45e4-88dd-ac461943d6ec

993fcb09-bf5a-4d11-81ff-5756aafaf470

04938f15-af8c-465e-ab47-6c6637490cf4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?