“Deputetët e PD-së, lanë gratë dhe zunë dashnore”

Vazhdon të jetë i ashpër në qëndrimet e tij kreu i degës së Partisë Demokratike në Lushnjë, Myslim Murrizi.

Ai tha se ata funksionarë të PD-së, që po analizojnë sot humbjen, janë ata që lanë gratë dhe morën dashnore sapo Berisha i bëri me lekë.

“Politika është vendore, ka thënë Xhefersoni, politika nuk bëhet në kafe. Ata që gjoja marrin vendime sot, nuk i lidh gjë me PD-në. Pjesa dërrmuese nuk dinë si kërkohet vota. Unë kam qenë deputet në vitin 1997, 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme. Këta që bëjnë sot bërr-bërr, kanë qenë të gjithë refugjatë. Këta që ndajnë gratë dhe marrin dashnore, nuk më bie mendja mua. Këta i mori në qafë Berisha, sa i bëri me lekë në pushtet, dhe i lanë të gjithë gratë dhe zunë dashnore. Nuk e keni dëgjuar ju se disa sa u bënë ministra, lanë gratë? Lanë gratë e morën kurvat”, pohoi ai gjatë një deklarate në media.

SHKARKO APP