Deputetët e PS miratuan në mbledhje ”sekrete” draftin për legalizimin e kanabisit, Çupi: Votim abuziv pa kuorum

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar pasi deputetët e PS-së miratuan në mbledhje sekrete projektligjin për legalizimin e kanabisit, pa kamera dhe pa opozitën. Çupi deklaroi në seancë se nuk ka pasur kuorum, janë votuar në mënyrë abuzive 45 nene të ligjit për kanabisin pa kamera, pa regjistrim, pa procesverbal dhe pa opozitën.

”45 nene të ligjit për kanabisin janë votuar në një sallë të fshehtë këtu pa pasur as procesverbal, as kamera, as regjistrim, ndërkohë edhe nuk ka pasur dhe kuorum. Sepse një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ishin këtu, ose ulur ose nëpër sallë. Pra, nuk ka pasur as kuorum, ju foton mund ta bëni tani, unë po them në momentin që është bërë.

Janë votuar në mënyrë abuzive 45 nene të ligjit për kanabisin pa kamera, pa regjistrim, pa procesverbal, pa opozitën, pa kuorum që është më e rëndësishmja dhe më thonë që dhe brenda në votim, përveçse nuk ka pasur kuorum edhe nga aty ka pasur deputet që kanë abstenuar ose kanë qenë kundër.

Është një ligj i pamiratuar dhe në fshehtësi të plotë. Kjo është një turp dhe kjo është një papërgjegjshmëri zonja kryetare”, tha Çupi në seancë.

SHKARKO APP