Deputetët holandezë në Tiranë

Në datat 6 dhe 7 maj do të mbërrijnë në Tiranë një grup deputetësh holandezë, nga komisioni i integrimit, të cilët do të shohin ecurinë e të gjithë reformave dhe zhvillimet politike në Tiranë. Agjenda zyrtare e vizitës së tyre nuk është përcaktuar por pritet që deputetët holandezë të takohen në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama por edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Vizita e tyre do të zhvillohet vetëm dy ditë para se në kryeqytet të mbërrijë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini. Holanda ka qenë një prej vendeve më skeptike për sa i përket nisjes së bisedimeve me Shqipërinë.

Deputetët e holandezë do të përcjellin në Parlamentin e tyre edhe një raport në lidhje me rezultatet e kësaj vizite, që vjen pak javë pasi ata miratuan një rezolutë ku i kërkohet Qeverisë së Mbretërisë së Holandës t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e përkohshëm të udhëtimit të shtetasve shqiptarë pa viza në zonën “Schengen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?