Deputetët interpelancë urgjente me Sandër Lleshajn

Seanca e kësaj të enjte pritet të nisë me debate, pasi deputetët e rinj i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj një interpelancë urgjente, lidhur me grabitjen e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit, ku autorët, njëri prej të cilëve u vra, arritën të merrnin një shumë prej 6.5 mln eurosh.

Deputetët e rinj kërkojnë shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare si dhe mbi zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik ne ambientet e këtij objekti strategjik te rendësisë se vecantë në territorin e Republikës.

Po ashtu, pritet të prezantohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018 dhe raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pika të tjera:

Swiss Digital Mobile Reklama

Akt Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”

Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?