Deputetët italianë në borxhe, s’paguajnë as kafet

Rreth 34 ish­-deputetë të Parlamentit italian janë në borxhe, pasi nuk kanë paguar faturat.

Që prej muajit shtator të vitit të kaluar, rezulton se një grusht deputetësh/esh, nuk kanë paguar kafetë apo pijet e tjera të konsumuara në barin e dhomës së ulët të Parlamentit.

Sipas “Il giornale”, në barin e Montecitorio figurojnë me mijëra kafe të shërbyera, që nuk janë paguar asnjëherë nga ligjvënësit.

Sipas “La Repubblica”, janë 34 ish-­deputetët që kanë një borxh nga 300 deri në 800 euro. Ndërkohë që, borxhi total shkon në 20 mijë euro.

Disa prej deputetëve të kontaktuar nga gazetarët italianë janë shprehur se, do të paguajnë shumë shpejt faturat, por deri më tani nuk ka asnjë pagesë të kryer. Mes deputetëve “harraqë”, janë edhe ata të cilët kanë përfunduar mandatin në vitin 2013 dhe nuk kanë paguar, duke bërë që shuma të shkojë në 20 mijë dhe të detyrojë kompaninë që menaxhon barin dhe restorantin, që të mos kryejë asnjë shërbim deri në pagesën e plotë.

Pas përfundimit të pushimeve, dosja e administratës së Momtecitorio­s mund të përfundojë në tryezën e kryetares së dhomës së ulët të Parlamentit, Laura Boldrini, e cila do të marrë një vendim për këtë situatë 

SHKARKO APP