Deputetët “lamtumirë” pushimeve, nis sesioni i ri parlamentar
Kjo e Hënë i ka ndarë deputetët nga pushimet por dhe administrata nis punën. Sot pasdite punimet e sesionit të tij VII të Legjislaturës VIII.
Seanca e parashikuar për në orën 17:00 të pasdites do të paraprihet nga Konferenca e Kryetarëve. Ndërkohë rendi i ditës përbëhet nga 6 pika, ku mes të tjerave do të miratohet edhe proçesverbali i seancës së 30 gushtit.
Po ashtu, kryeparlamentari Meta do të njoftojë edhe projektligjet e depozituara në Kuvend që do të jenë fillimisht pjesë e debateve në Komisione.
Gjatë seancës do të votohet edhe Programi i Punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor si edhe kalendari trejavor i Parlamentit.
Në fund, deputetët do të kenë një orë në dispozicion për diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Ja axhenda e ditës:

KOHA JONË SONDAZH

