Deputetët përplasen me njëri-tjetrin në Parlament (VIDEO)

Parlamenti i Turqisë është kthyer në një arenë boksi të martën e 4 qershorit, teksa deputetët u përplasën me njëri-tjetrin.

Shkak i tensioneve janë bërë diskutimet për largimin dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të provincës Hakiari në Turqinë juglindore.

Ministria e Brendshme njoftoi se efektivët e policisë arrestuan të hënën (3 qershor) Mehmet Sidik Akis, kryebashkiakun që u zgjodh me partinë pro-kurde DEM për shkak të një hetimi. Ndërkohë që në vend të tij u emërua guvernatori i shtetit Ali Çelik.

Ky lajm shkaktoi reagime të shumta nga deputetët e DEM-it, të cilët paraqitën një mocion për shqyrtim parlamentar dhe protestuan para selisë duke brohoritur dhe duke mbajtur pankarta në duar.

Pas debateve, deputetët e Partisë së AK-së u larguan nga salla e Kuvendit të Përgjithshëm, ndërsa deputetët e DEM-it u larguan nga parlamenti.

 

SHKARKO APP