Deputetet: Të përjashtohen nga institucionet dhunuesit në familje

Deputetet Majlinda Bregu, Albana Vokshi dhe Mesila Doda, kanë dorëzuar nismën për ndryshime në 3 ligje: atë të dekrimianlizmit, Kodin Penal dhe ligjin për Arsimin Parauniversitar.

Nisma synon të përjashtojë nga institucionet publike cilindo që është dënuar për dhunë në familje, dhunë ndaj fëmijëve apo grave. Tri deputetet kërkojnë nga Parlamenti që subjekt i ligjit për dekriminalzimin të jenë mësuesit dhe profesionistët që punojnë me fëmijët, personat me aftësi të kufizuar dhe moshën e tretë.

Kjo iniciativë ligjore vjen pas denoncimeve në media për ushtrim dhune nga punonjësit e institucioneve të kujdesit shoqërore dhe rikthimi në detyrë i tyre pas përfundimit të dënimeve apo proceseve gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në draft/ligjin për ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar kërkohet futja e detyrueshme testit psiko-social për mësuesit. Vlerësimi psiko-social, përfshin mbledhjen e informacionit social dhe biografik nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë dhe analiza psikologjike, me qëllim që evidentimin e rasteve problematike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon ndryshimit në Kodin Penal, deputetet Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Abana Vokshi, kërkojnë të përjashtojnë çdo dënim tjetër alternative përveç burgut, për personat që ushtrojnë dhunë në familje, dhunë ndaj fëmijëve apo grave.

Deputetet theksojnë se e përditshmja është plot me raste krimesh, dhune, lëndimi, fyerje ndaj grave dhe fëmijëve, por dhe po aq kriminale është papërgjegjshmëria institucionale dhe reagimi i mefshtë publik ndaj kësaj që ndodh. Ndaj, kanë vendosë të kërkojnë ashpërsimin e ligjit që do të veprojë mbi këto kategori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?