Deputetët ”tradhtarë”, Ndoka: Kush vret veten politikisht, nuk i bëhet as funeral

Ish-deputeti i PD-së dhe njëherësh, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shkruan se ata që kanë pranuar mandatin dhe nuk kanë marrë 10 mijë vota nuk duhet të ishin në Kuvend.

Sipas tij, 10 mijë vota është minimumi për të marrë mandatin e deputetit dhe ata që nuk kanë arritur të marrin kaq vota, nuk kanë moral për të qenë përfaqësues të popullit.

”Thjesht të hanë turpin me bukë edhe për disa javë por moral mos të na bëjnë! Partia Demokratike e Shqipërisë ka ruajtur edhe nëpërmjet koalicionit perfaqesimin plural tek e djathta ndërvite; kuptohet me probleme, ulje e ngritje, xhelozi e intriga politike; ku disa parti janë dëmtuar politikisht, përfshire edhe Demokristianët Shqiptarë”, shkruan Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vranë vetën; nuk i vrau njeri!

Partitë politike, aleate të PD-së, që në historinë e tyre elektorale nuk kanë marrë mbi 10 mijë vota (mandati i një deputeti); nuk kanë të drejtë politike as morale të deklarojnë, se përfaqesojnë opozitën apo partinë e tyre në kuvend. Thjesht të hanë turpin me bukë edhe për disa javë, por moral mos të na bëjnë!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ruajtur edhe nëpërmjet koalicionit perfaqesimin plural tek e djathta ndërvite; kuptohet me probleme, ulje e ngritje, xhelozi e intriga politike; ku disa parti janë dëmtuar politikisht, përfshire edhe Demokristianët Shqiptarë!

Sot, e djathta është plurale; mozaik vlerash në përfaqesim, idesh, programesh, që në këtë senc plotësohet totalisht spektri politik i qendrës së djathtë. Kush vret vetën politikisht; nuk i bëhet as funeral!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?