Deputeti Agron Çela uron 28-29 Nëntorin, surprizë për gratë e LSI
Gëzuar 28 – 29 Nëntorin ! Këto janë dy datat më të rëndësishme për mbarë kombin tonë prandaj më lejoni të uroj çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Në këto 106 vite, Shqipëria ka kaluar momente të bukura por edhe të vështira, ndaj jam i sigurtë se të gjithë së bashku mund të bëjmë edhe më mirë. Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne ! ” Me respekt deputeti i LSI, Agron Çela.
Është ky urimi që ka shpërndarë deputeti i Shkodrës Agron Çela për të gjithë shqiptarët ndërsa në këtë ditë vendosi t’i bëjë një dhuratë anëtarëve të Lëvizjes së Gruas për Integrim. Falë angazhimit të tij, rreth 150 gra të qarkut të Shkodrës, do të festojnë festën e Pavarësisë dhe Çlirimit, në Prizrenin historik.

KOHA JONË SONDAZH

