Deputeti Agron Gjekmarkaj: Lulzim Basha duhet të mendojë tani përtej vetes, të futet në konkurrim në PD

Reagimi i plotë i deputetit të PD-së, Agron Gjekmarkaj:

Nëse nuk duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratëve! Dje ishte një ditë tragjike për Partinë Demokratike mbase më tragjikja në historinë e saj! Nga ato që nuk harrohen duke shenjur kujtesen e saj politike, por edhe atë shoqërore. Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi!

Secili prej nesh ka mort në shpirt. Selia e Partisë Demokratike sot i ngjet një gërmadhe. Policia e ka rrethuar ndërtesën me shirita si skenë krimi. Dje u finalizua në akt dhune retorika e katër muajve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjeti për disa orë apogjeun e vet fatkeq. U njoftova se të shtunën në orën 10 kishim mbledhje në seli. Natyrisht në këtë moshë s’më lejohet naiviteti. E dija që nuk po shkoja për mbledhje dhe të gjithë ata gra e burra që pranuan atë ftesë të njëjtën gjë dinin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë ishim të shumtë drejtues të gjitha nivele të kësaj Partie që pranuam sfidën. Nuk shkuam aty për luftë, as për tu ndeshur trup me trup. Nuk shkova as për Lulzim Bashën. Së paku personalisht e gjykoja prezencën time dhe të tjerëve brenda si mundësi që ata jashtë ti thërrisnin arsyes të kuptonin që nuk është forca që duhet ti zgjidh ndasitë e politikes, që nuk është dhuna alternativa e ligjësive.

Por jo shpresa imja dhe e shumëkujt nuk u përligj. Grupet e para të foltoristëve që u shfaqën në oborrin e PD-së e filluan me goditje, sharje e kërcënime ndaj mikut e kolegut Roland Bejko, i cili po ndëshkohej për mendimet e veta. Më pas filluan gurët, qyskitë, varretë, lëndet plasëse, shkallët, sharje që na rrethonin para, prapa, anash e ngado. Shumë zgjedhës të mi më shkruanin sms. Disa tejet të shqetësuar për ne që ishim brenda, të tjerë më nxisnin të qëndronim, disa më kërkonin llogari pse kam mbështetur linjën legjitimiste të Lulzim Bashës, ndërsa ime bijë gati 10 vjeç lebetitej nga skenat e frigshme që shihte në Tv dhe më kërkonte që të kthehesha në shtëpi! Nuk e kuptonte ajo që nuk dilja dot se isha i rrethuar nga një grup që udhëhiqej nga Sali Berisha, të cilin për vite të tëra e kisha mbrojtur në debate televizive dhe e kishim votuar për 31 vjet. Në çastet e retorikës më kritike nuk më ka munguar respekti për disa cilësi dhe arritje të Sali Berishes ndër vite edhe gjatë kësaj kohe. Dje i kishte mbetur në dorë vetëm karrikatura e personalitetit dhe varreja e dhunës.

Mendimi që më vërtitej në kokë ishte pse fëmijët tanë duhet të rriten me pamje të tilla ciklike, me gjuhë dhune, me urrejtje në gji dhe perspektivën e linçimit të prindërve të tyre në horizont. Nga pas dyerve vinte tërbim, gjuhë kërcënuese. Në ekran shihnim Sali Berishën që ju bënte shenja mesymjeje. Nuk janë të paktë ata që thonë na mbyllet dyert, i blinduat. E djeshmja tregoi që në PD disa dyer ishin blinduar. Personalisht i pashë per herë të parë. Nuk kisha shkelur në seli prej javësh, qysh një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku nuk mora pjesë në shenjë simbolike për mënyrën sesi u zhvillua ajo mbledhje, për mungesën e garës dhe aspekte të tjera sektarizmi për të cilat nuk akuzoj dot më Sali Berishen, ndonëse ne i premtuam në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Por kudo në horizont nga gjysma e shtatorit e këtej ishte gjuha e përjashtimit, linçimit e dhunës e cila nuk njihte legjitimitetin e Kryetarit të PD, organëve të saj të zgjedhura, dhe rëndësinë e partneritetit me SHBA-të, shto edhe etikën e çështjes, metamorfozën e gjithçkaje pas 9 Shtatorit. Sfidë e madhe kjo ti nënshtrohesh apo të rezistosh? Linjën e rezistencës me protagonizëm publik e kam zgjedhur dhe atë i kam sygjeruar edhe Bashës i vetëdijshëm për kostot personale në lidhje me votues, demokrat e miq e sidomos me gjendjen emocionale.

Në këtë kontekst e merr një përligjje vendosja e portave të hekurit për të cilen nuk më është kerkuar mendim, në raport me legalitetin dhe dhunën që e kërcënonte atë. Gjithmonë kam besuar e ende besoj se mes legalitetit e dhunës duhet zgjedhur legaliteti. Që para kërcënimeve duhet qendresë. Por tani kriza ka marrë një permasë tjeter dhe ajo nuk mund të zgjidhet më me mjete teknike. 8 janari nuk duhet të përsëritet më kurrë. Retorika dhe sjellja e deritashme nuk mjaftojnë më, kërkohet një zgjidhje e re, eksperimentuese.

Lulzim Basha ka fituar betejën me formalitetin dhe me dhunën e Sali Berishës me të cilin nuk duhet të kërkojë më asnjë kompromis e as me dy a tre vegla agresive pranë tij, e arriti këtë me rezistencë institucionale por edhe më mbështetje demokratësh.

Tani nuk duhet kursyer asgjë për ti bashkuar demokratët të gjithë ata që e duan atë, për tu shëruar atyre plagët, për ti bërë të ndihen krenar e fitues. PD duhet të dalë nga lufta civile. PD duhet të ringrihet se ajo është me fytyrë përdhe. Krimi u pa dje. Turpin e kemi ende sot. Dhimbja do na mbetet me gjatë. Duhet forcë, kurajo dhe dashuri për njerzit më shumë sesa egoizëm personal për të dalë nga ky rreth vicioz. Lulzim Basha ka udhëhequr PD në aleancë me perëndimin në këto muaj duke marrë vendim tejet të veshtirë, duke paguar kosto shumë të lartë personale, por sot atij më shumë se kujtëdo i bie barra për të gjetur zgjidhje, jo fjalime, e përsëris zgjidhje që ofrojnë shanse per të gjithë, për tu kthyer për të konkurruar për kryetar e çdo gjë tjeter, për të kontribuar, duke mundur çdo gjykim e paragjykim.

Nuk duhet të mendojë veten, por të tjeret, kohën dhe perspektiven e PD-së brenda saj. Duhet me patjetër nëse nuk do e duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratve dhe të lëmë Shqipërinë pa Opozitë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?